Një burrë është mbytur më 25 qershor, si pasojë e përmbytjeve të rënda që kanë përfshirë qytetin e Rusisë, Soçi. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë ndërprerë lidhjet e transportit. Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Soçi, qytetin ku në vitin 2014 janë mbajtur Lojërat Olimpike Dimërore.