Pema e lashtë që shpresohet se mund ta zëvendësojë naftën
- AP
Një pemë e lashtë nga India tani po lulëzon në korijet ku pemët e agrumeve dikur gjethonin në Floridë, dhe mund të ndihmojë në sigurimin e energjisë së ripërtërishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mbase edhe për botën. (Përgatiti: Trim Haliti)

5
Terviva, një kompani me bazë në San Francisko, e themeluar më 2010, më pas përdor procesin e tij të patentuar për të hequr biopesticidet që shkaktojnë shijen e hidhur, duke i bërë kokrrat më të përshtatshme për prodhim të ushqimit.

6
Pongamia është pemë e egër, e cila ka prejardhjen nga India, Azia Juglindore dhe Australia.

7
Kokrrat tani përdoren për të prodhuar disa produkte, përfshirë vajin ushqimor dhe miellin e pasuruar me proteina.

8
Kokrrat prodhojnë, po ashtu, një vaj që mund të përdoret si biokarburant, kryesisht për aviacion, i cili lë shumë pak gjurmë karboni, sipas Ron Edwards, kryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë Terviva - i cili nuk duket në këtë foto.