Fotoreporterja, Ekaterina Anchevskaya, kaloi dhjetë ditë në Pankisi të Gjeorgjisë, ku përpjekjet lokale për të zhvilluar turizmin, pengohen nga historia e trazuar e rajonit.
Pankisi: Jeta në rajonin e trazuar mysliman të Gjeorgjisë
9
Në prill, shpërtheu një përleshje e dhunshme midis policisë dhe banorëve lokal të cilët ishin të zemëruar për ndërtimin e planifikuar të një pende në rajon. Pasi vendasit hodhën gurë mbi policinë, ajo u përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
10
Dhjetëra persona, kryesisht policë, u plagosën gjatë përleshjeve. Fotografja Anchevskaya, e cila ishte dëshmitare e dhunës atë ditë, thotë se për shumë prej protestuesve të Pankisit, planet për ndërtimin e pendës rikthyen kujtimet e dhimbshme. "Ata tashmë kanë humbur shtëpitë e tyre në Çeçeni. Ata janë refugjatë dhe kanë frikë se do të humbin përsëri shtëpitë e tyre", tha ajo.
11
Një djalë vrapon me kalin e tij drejt Duisit. Anchevskaya thotë se përkundër historisë së trazuar ajo ndjen një simpati të thellë për rajonin dhe i nxit njerëzit e tjerë ta vizitojnë atë.
12
Leila Achishvili (përballë), një pronare e bujtinës në Jokolo - dy djemtë e së cilës u vranë duke luftuar në Siri - në darkë me turistët. Fotografja Anchevskaya thotë se “në Pankisi, thuhet se nëse jeni i ftuari i dikujt në fshat, ju jeni mysafir i të gjithë fshatit. Këta njerëz kanë kaluar shumë dhe ende përballen me paragjykime dhe konflikte, por ata respektojnë mysafirët e tyre, traditat dhe natyrën ku jetojnë, dhe ata duan ta ndajnë atë me të tjerët”.