Imazhe nga lart: Shkatërrimet nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit
Imazhe të bëra nga lart tregojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet e ndërsjella mes izraelitëve dhe palestinezëve. Militantët e Hamasit nisën sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, që çoi në një përgjigje të ashpër nga autoritetet izraelite, që kanë bombarduar pareshtur Rripin e Gazës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

17
Automjetet e shkatërruara në konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, të grumbulluara në Sderot, Izrael, 17 tetor 2023.

18
Dëmet e shkaktuara nga një raketë e hedhur nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, në Ashdod, më 9 tetor 2023.

19
Disa palestinezë duke bartur trupin e një viktime që u vra nga sulmet izraelite mbi shtëpitë në Rafah, Rripi i Gazës, 17 tetor 2023.

20
Kërkimet nën rrënojat e objekteve të banimit në Khan Younis pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, 13 tetor 2023.