Jeta në kamp e palestinezëve të zhvendosur
Palestinezët që ikën nga shtëpitë e tyre mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, tashmë po jetojnë në një kamp me tenda në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Han Junis në Rripin e Gazës, mes kushteve të vështira. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një vajzë palestineze e zhvendosur shikon përmes një najloni në një kamp prej tendash, pas një reshje shiu në Han Junis.

2
Një palestinez i zhvendosur, i strehuar në një kamp tende mbledh ujërat e shiut, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, pas reshjeve të shiut në Han Junis në Rripin e Gazës, 15 nëntor 2023.

3
Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre mes sulmeve izraelite, qëndrojnë në radhë duke pritur për të marrë ujë.

4
Palestinezët duke gatuar ushqim brenda kampit me tenda në Han Junis, ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës, më 14 nëntor 2023