Në një plazh të errësuar në Qytetin e Gazës, e vetmja dritë vinte nga tezgat e vogla ushqimore dhe nga telefonat celularë.
Familjet përpiqeshin të pushonin nga i nxehti i madh i ditës, dhe mbase kërkonin një copëz të jetës që dikur e bënin.
Shumë palestinezë janë zhvendosur disa herë nga gati dy vjet luftë, e cila është nxitur nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi - grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 64.000 personave në Gazë, ku një ofensivë hakmarrëse izraelite ka rrafshuar pjesën dërrmuese të territorit.
(Përgatiti: Trim Haliti)