Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Rruga e kthimit të palestinezëve në Han Junisin e shkatërruar

13
Dikush më këmbë e dikush me biçikleta, palestinezët e zhvendosur po e bëjnë rrugën e kthimit mes rrënojash për të disatën herë.

14
Ata palestinezë që kishin qerre apo veturë, mundën të merrnin me vete edhe disa nga gjërat si dyshekë e mbulesa që tashmë u kanë mbetur teksa kalojnë rrugën mes ndërtesave të rrënuara nga sulmet izraelite në Han Junis.