Ndërlidhjet

Palestinezët e uritur i vërsulen kamionëve të rrallë me ndihma në Gazë

Fare pak ushqim ka hyrë në Gazën veriore gjatë gati katër muajve të fundit. Dhe, kur një vargan i rrallë kamionësh me ndihma erdhi këtë javë, atë po e prisnin turma gjigante palestinezësh të dëshpëruar.

Ata ishin grumbulluar në atë që dikur ishte magjistrale bregdetare e Gazës, tani një hapësirë e gjerë balte, e rrafshuar nga trupat izraelite dhe e rrethuar nga rrënojat e bombardimeve. Karvani nga Programi Botëror i Ushqimit ishte nisur drejt Qytetit të Gazës, por shpejt ngeli pa asgjë. Burra dhe gra u larguan me thasë mielli mbi krahët e tyre, apo duke bartur pako me ushqime.

Izraeli ka lejuar vetëm një sasi të vogël ndihmash në Gazë për t'u shpërndarë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që kur autoritetet izraelite hoqën një bllokadë të plotë, muajin e kaluar. Izraeli thotë se bllokada ka për qëllim t'i bëjë trysni Hamasit - grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - por ajo ka çuar në mungesë të madhe ushqimi dhe rrezik vdekjeje urie për popullsinë prej mbi 2 milionë banorësh.

OKB-ja thotë se nuk po arrin të çojë as sasinë më të vogël të ndihmave drejtpërdrejt te palestinezët, për shkak të kufizimeve nga ushtria izraelite, plaçkitjeve nga kriminelët e armatosur dhe incidentet si ky, ku palestinezët në nevojë rrethuan kamionët.

(Përgatiti: Trim Haliti)


XS
SM
MD
LG