Palestinezët nga Gaza hyjnë në Egjipt
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Pas përkeqësimit të rrethanave, 110 persona që kishin pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan që të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha Wael Abu Omar, zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.

6
Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare tha se plani është që edhe mbi 400 persona që kanë pasaporta të huaja të lejohen të largohen për në Egjipt.

7
Egjipti, megjithatë, është shprehur kundër pranimit të një fluksi refugjatësh palestinezë, nga frika se Izraeli më nuk do të lejojë kthimin e tyre në Gazë pasi të përfundojë lufta.

8
Ndihmësmjekët e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë duke kontrolluar dokumentet e udhëtimit të një personi gjatë kalimit në Egjipt në pikën kufitare Rafah në Rripin jugor të Gazës më 1 nëntor 2023.