Mes pasigurisë ushqimore, Pakistani raporton të korra rekorde të grurit
Me ndërprerjet e vazhdueshme të furnizimeve globale të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, ka disa lajme të mira për tregjet e mallrave: Pakistani, një nga 10 vendet më të mëdha prodhuese të grurit në botë, ka raportuar të korra rekorde të grurit.
5
Çmimet e ushqimeve ishin veçse të larta kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar, duke ndërprerë tregtinë e drithërave dhe plehrave, dhe duke i rritur çmimet edhe më shumë. Por, në shkallë globale kjo rritje e çmimeve përfundoi kohë më parë.
 
6
Sipas OKB-së, çmimet e ushqimeve janë ulur për një vit të plotë për falë rendimenteve të larta të korrje-shirjeve në vende si Brazili dhe Rusia, dhe një marrëveshjeje të kohës së luftës [mes Rusisë dhe Ukrainës] për të lejuar furnizimet me drithëra nga Deti i Zi.
 
7
Tregjet ushqimore janë aq të ndërlidhura sa "kudo që jeni, ju e vëreni efektin nëse çmimet globale rriten", tha Ian Mitchell, një ekonomist dhe drejtor i programit të Evropës në Qendrën për Zhvillimin Global me seli në Londër.
 
8
Fermerët pakistanezë klasifikojnë kokrrat e grurit që kanë mbledhur, pasi ato janë shkundur gjatë procesit të korrjes në një fshat në periferi të Peshavarit.
Qendra Uilson, një institut kërkimor jopartiak, raportoi më 6 mars se 77 milionë pakistanezë janë të uritur dhe 45 milionë të tjerë janë të kequshqyer.
 
Qendra Uilson, një institut kërkimor jopartiak, raportoi më 6 mars se 77 milionë pakistanezë janë të uritur dhe 45 milionë të tjerë janë të kequshqyer.