Më 2 maj të vitit 2011, një operacion i kryer gjatë natës nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rezultoi me vrasjen e njeriut më të kërkuar në botë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Osama bin Laden: Nga rinia deri te vrasja e kryeterroristit

9
Fotot e realizuara nga fluturaket e telekomanduara të CIA-s shfaqin një kompleks të ri në Abotabad.
Bin Laden arriti në qytetin verior pakistanez, aty ku rreth vitit 2005 ishte ndërtuar një kompleks i madh, me mure të larta. Vendësit vërejtën se banorët e kompleksit i digjnin mbeturinat e tyre, në vend se t'i nxirrnin jashtë për t'u mbledhur.

10
Një ilustrim i kompleksit në Abotabad, i cili përfshinte një "mur privatësie" në ballkonin e epërm.
Ka rrëfime të ndryshme rreth asaj se si Bin Laden më në fund u lokalizua në këtë vend, por vëzhgimi i objektit thuhej të ketë qenë relativisht i lehtë, për shkak të lartësisë së tij.

11
Periferia e Abotabadit.
Deri më 2010, një ekip vëzhgues i CIA-s, i cili kishte kaluar muaj të tërë në një shtëpi të afërt "duke vështruar prapa një xhami të padukshëm nga jashtë" me pajisje të sofistikuara, ishte i sigurt se banorët misteriozë të kompleksit ishin Bin Laden dhe familja e tij.

12
Forcat e Marinës amerikane gjatë stërvitjeve.
Në mëngjesin e hershëm të 2 majit të vitit 2011, dhjetëra forca speciale të Marinës amerikane u dislokuan me helikopterë nga një bazë në Afganistan te kompleksi në Abotabad. Ekipet fluturuan ulët mbi tokë, për të mos u vërejtur nga ushtria e Pakistanit.