Sulmi vdekjeprurës në shkollën e Beogradit
Tetë nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë. Sipas njoftimit, gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën dhe aktualisht ndodhen në trajtim mjekësor.

13
Një tjetër prind me një fëmijë nxënës i shkollës ku ka ndodhur sulmi, nga i cili u vranë së paku 8 nxënës dhe një rojë.

14
Ekipet e emergjencës pranë vendit të ngjarjes.

15
Oficerët e policisë qëndrojnë roje pranë vendit të ngjarjes pas sulmit në shkollë ku u vranë 8 nxënës dhe një roje sigurie.

16
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha më herët se i dyshuari, nxënës i klasës së shtatë, ka qëlluar disa herë nga arma e të atit në drejtim të nxënësve dhe sigurimit të shkollës.