Sulmi vdekjeprurës në shkollën e Beogradit
Tetë nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë. Sipas njoftimit, gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën dhe aktualisht ndodhen në trajtim mjekësor.

1
Njerëzit duke qarë pasi tetë nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë.
Në oborrin e shkollës u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K. (13), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, njoftoi policia, por pa dhënë detaje për motivin e sulmit.
Në oborrin e shkollës u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K. (13), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, njoftoi policia, por pa dhënë detaje për motivin e sulmit.

2
Të gjitha rrugët përreth shkollës, që ndodhet në qendër të Beogradit, janë të bllokuara, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

3
Një prind shoqëron fëmijën e saj pas të shtënave në shkollë në Beograd më 3 maj 2023.

4
Ambulancat dhe oficerët e policisë në vendin e ngjarjes pas të shtënave në shkollë, në kryeqytetin Beograd më 3 maj 2023.