Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh.
Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë, janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
Dmitry Muratov, i cili ndihmoi në themelimin e gazetës më 1993 dhe ka shërbyer prej kohësh si kryeredaktor i saj, mori Çmimi Nobel për Paqe më 8 tetor 2021, së bashku me gazetaren filipino-amerikane Maria Ressa.
Pavarësisht kërcënimeve dhe vrasjeve, Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se Muratov "ka refuzuar të braktisë politikën e pavarur të gazetës" dhe "ka mbrojtur vazhdimisht të drejtën e gazetarëve për të shkruar gjithçka që duan, për çfarëdo që ata duan, për sa kohë që ato shkrime janë në përputhje me standardet profesionale dhe etike të gazetarisë ".
Puna e rrezikshme për gazetën ruse Novaya

Në Tetor 2018, persona të panjohur hodhën një kurorë lulesh të funeralëve, para ndërtesës së gazetës me shënime që kërcënonin korrespondentin Denis Korotkov. Një kurorë e ngjashme u dërgua gjithashtu edhe në shtëpinë e gazetarit, me një shënim që e quante atë "tradhtar".
Korotkov sapo kishte botuar një artikull duke cituar një ndihmës të sigurisë së biznesmenit rus të afërt me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, i cili thoshte se Prigozhin ishte përfshirë në disa sulme kundër kundërshtarëve të tij, si dhe në së paku një vrasje.
Persona të panjohur, gjithashtu lanë një shportë me një kokë të prerë të dashit dhe trëndafila të kuq, në zyrën e gazetës ku shkruhej: "Kryeredaktorit të gazetës Novaya, përshëndetje për ju dhe Korotkovit."

Një roje sigurie, qëndron në hyrje të zyrave të gazetës Novaya në Moskë, më 15 mars 2021. Gazeta tha se një kamerë sigurie, kishte regjistruar një person të panjohur duke spërkatur hyrjen e zyrës me një lëng të panjohur. Një erë e fortë kimike përfshiu ndërtesën dhe ishte e ngjashme me erën gjatë sulmit kundër korrespondentes Yulia Latynina.