Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Viti 2020 përmes fotografive

29
Njerëz të mbledhur në Sheshin e Republikës gjatë një proteste më 18 tetor në Paris. Protestuesit në mbarë Francën, bën thirrje për lirinë e shprehjes dhe nderuan mësuesin e historisë, të cilit iu pre koka në afërsi të Parisit, pasi ai kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimore. Mësuesi Samuel Paty u vra nga një 18-vjeçar, i lindur në Moskë, por me origjinë çeçene. Sulmuesi më pas u qëllua për vdekje nga policët francezë. (AP/Michel Euler)

30
Një burrë, që mban flamurin kombëtar armen, më 13 nëntor, viziton Manastirin Ortodoks Dadivank që gjendet në Kalbajar në Nagorno Karabak. Ky manastir, besohet se është ndërtuar në shekullin e 12 apo të 13. Sipas një marrëveshjeje, që i dha fund luftimeve në rajonin e Nagorno Karabakut, territoret që ishin nën kontrollin e armenëve, siç është ky ku gjendet ky manastir, do t’i kalojnë Azerbajxhanit.(AP/Sergei Grits)

31
Një ushtar në rajonin separatist të Donetskut, më 24 nëntor, 2020, luan me disa mace, teksa strehohet në një vend në afërsi të frontit të luftës, në qytetin Horlivka, nën kontrollin e rusëve, që gjendet në Ukrainë. Rusia vazhdon të furnizojë me armë separatistët në rajonet e okupuara të Donetskut dhe Luhanskit, thotë Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës. (Dave Mustaine/EPA-EFE).

32
Personeli mjekësorë përgatitet të administrojë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech në një qendër në Kardif të Mbretërisë së Bashkuar më 8 dhjetor, 2020. Mbretëria e Bashkuar – një prej shteteve të goditura më së keqi nga pandemia e koronavirusit – nisi programin e vaksinimit më 8 dhjetor, një hap ky kyç drejt përfundimit eventual të pandemisë. Shtëpitë e pleqve, personeli mjekësor dhe personat mbi 80 vjeç, që të gjithë do ta marrin vaksinën. (Justin Tallis/Pool via REUTERS)