Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Viti 2020 përmes fotografive

9
Një burrë hedh fishekzjarrë në drejtim të policisë greke, gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit kundërshtuan ndërtimin e një kampi migrantësh në afërsi të qytetit Mantamados, në verilindje të ishullit Lesbos, më 25 shkurt, 2020.
Policia greke doli në rrugët e Lesbosit dhe Chios pasi qeveria vazhdoi planet e saj për ndërtimin e kampeve të reja të migrantëve. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në mënyrë që punëtorët të mund të vazhdonin me ndërtimin e kampit, tha një burim policor për agjencinë AFP. (AFP/ARIS MESSINIS)

10
Dy nxënëse kalojnë pranë një shtëpie të djegur në Masanchi, në rajonin Zhambyl në Kazakistan më 26 shkurt, 2020, pasi më herët gjatë shkurtit shpërtheu një dhunë që u mori jetën disa personave. (REL).
Autoritetet kazake nisën pothuajse 90 hetime, për të hetuar përplasjet etnike në rajonin Zhambyl, ku më 7 dhe 8 shkurt u vranë 11 persona. Më herët ata thanë se dhuna ndodhi ndërmjet qytetarëve lokalë kazakë nga minoriteti etnik Dugan – një grup myslimanësh me origjinë nga Kina. Dhuna vdekjeprurëse u shpërnda në fshatrat Sortobe, Masanchi, Auqatty dhe Bulan-Batyr.

11
Monumenti i Olimpiadës i vendosur pranë selisë së Komitetit Olimpik të Japonisë në Tokio më 24 mars, 2020. Sipas mediave lokale, gjatë një interviste të publikuar më 28 prill, presidenti i Olimpiadës, Yoshiro Mori tha se pandemia e koronavirusit ka bërë që Lojërat Olimpike, që ishin shtyrë nga korriku i vitit 2020 për 2021 – do të pezullohen. (EPA-EFE/FRANCK ROBICHON)

12
Doktorët dhe infermierët të veshur me rroba mbrojtëse punojnë në Njësinë për Kujdes Intensiv, ku trajtohen pacientët me COVID-19 në spitalin Casal Palocco në afërsi të Romës, Itali më 22 prill, 2020.(EPA-EFE/ANGELO CARCONI)