Kardinali amerikan Prevost zgjidhet Papa Leoni XIV
- Reuters
Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leoni XIV. Ai është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë. Zgjedhja e tij u bë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë konklavës.

Kardinalët duke u lutur në Kishëzën Sistina, para konklavës për zgjedhjen e papës së ri, në Vatikan, më 7 maj 2025.

Tymi i zi duke dalë nga oxhaku i Kishëzës Sistina, më 7 maj, duke lajmëruar se nuk është marrë një vendim për zgjedhjen e papës së ri.

Një murgeshë duke u lutur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, në ditën e parë të konklavës.

Një rojë zvicerane duke vëzhguar gjatë zhvillimit të Meshës së Shenjtë, për zgjedhjen e papës së ri, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, më 7 maj.