Fotografitë e kësaj galerie tregojnë solidaritetin e policisë amerikane me protestuesit gjatë demonstratave, ku po bëhet thirrje për drejtësi rreth vdekjes së George Floydit. Floyd ka vdekur pasi i është bërë presion nga disa zyrtarë policorë në Mineapolis më 25 maj.
Solidarizimi i disa zyrtarëve policorë me protestuesit në SHBA
1
Shefi i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Terence Monahan, u është bashkuar aktivistëve, teksa kanë pushuar pas një ecjeje më 1 qershor.
2
I njëjti zyrtar policor është parë duke përqafuar një aktivist, teksa protestuesit janë ndalur për të pushuar në rrugët e Nju Jorkut.
3
Zyrtarët policorë ulen në gjunjë gjatë një proteste në Xhorxhia, pas vdekjes së afrikano-amerikanit Floyd.
4
Një zyrtar policor shkëmben një përshëndetje me një protestues, teksa policia tenton të ndalojë përshkallëzimin e situatës pas protestave të lidhura me vdekjen e Floydit.