Aleksei Navalny - Një jetë në politikë, protesta dhe në burgje
Aleksei Navalny është burgosur më shumë se 10 herë që nga viti 2011. Teksa më 4 gusht ai u dënua me 20 vjet të tjera burgim, REL-i rishikon disa nga takimet më të paharrueshme, me të cilat është përballur lideri më i shquar i opozitës ruse në vitet e tij të aktivizmit publik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Navalny duke shkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë në Moskë më 25 dhjetor 2017.
Navalny u diskualifikua nga kandidimi për shkak të dënimit të tij penal. Masa u perceptua gjerësisht si e motivuar politikisht.
Navalny u diskualifikua nga kandidimi për shkak të dënimit të tij penal. Masa u perceptua gjerësisht si e motivuar politikisht.

14
Policia e ndaloi Navalny më 12 qershor 2019, gjatë një mitingu në mbështetje të gazetarit hulumtues, Ivan Golunov, i cili u arrestua dhe u akuzua për posedim droge.

15
Një Navalny i sëmurë, me sytë e skuqur dhe të fryrë, qëndron ulur në një shtrat spitali në Moskë më 29 korrik 2019, ndërsa po vuante një dënim 30-ditor burgimi me akuzën e thirrjes së një proteste të paautorizuar. Ai tha se besonte se ishte helmuar, por mjekët ia atribuuan sëmundjen e tij një "reaksioni akut alergjik".

16
Navalny dhe familja e tij pozojnë për foto pasi votuan gjatë zgjedhjeve për këshillin e qytetit në Moskë, më 8 shtator 2019. Navalny pretendoi se qeveria ruse kishte ngrirë të gjitha llogaritë e tij bankare, si dhe ato të gruas së tij, dy fëmijëve të tij, dhe prindërve të tij të moshuar.