Samitin e NATO-s në Lituani e mbrojnë "Patriotët" gjermanë
Liderët e shteteve anëtare të NATO-s do të takohen të martën në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, me qëllim për t’i tejkaluar mospajtimet rreth përpjekjeve të Ukrainës për t’u bërë anëtare e aleancës. Në agjendën e takimit dyditor është edhe tentimi për ta shfuqizuar vendimin e Turqisë për bllokimin e Suedisë nga anëtarësimi në aleancë nga maji i vitit 2022. Siç ka raportuar Retuers, samiti dyditor i NATO-s do të mbikëqyret nga sistemet e raketave “Patriot” nga Gjermania, aeroplanë luftarakë dhe forca nga 17 shtete. (Përgatiti: Ekrem Idrizi)

5
Një ushtar duke ecur pranë njësive të sistemit të mbrojtjes ajrore "Patriot” në aeroportin e Vilniusit, para samitit të NATO-s. 10 korrik 2023.

6
Ushtarët lituanë duke patrulluar afër vendit ku po mbahet samiti i NATO-s në Vilnius, Lituani. 10 korrik 2023.

7
Dy ushtarë duke bërë roje. Vilnius, 10 korrik 2023.

8
Një ushtar i ushtrisë lituane duke qëndruar pranë Pallatit Presidencial në Vilnius, Lituani. 10 korrik 2023.