Mijëra njerëz në të gjithë Mianmarin kanë dalë në rrugë në ditën e tretë të protestave masive kundër grusht shtetit ushtarak më 8 shkurt 2021. Ushtria e Mianmarit mori pushtetin dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe presidentit të Mianmarit Fito Myint, gjatë një aksioni në mëngjesin e 1 shkurtit.
Protesta masive në Mianmar kundër puçit
Mijëra njerëz në të gjithë Mianmarin kanë dalë në rrugë në ditën e tretë të protestave masive kundër grusht shtetit ushtarak më 8 shkurt 2021. Ushtria e Mianmarit mori pushtetin dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe presidentit të Mianmarit Fito Myint, gjatë një aksioni në mëngjesin e 1 shkurtit.

17
Demonstruesit që ngasin motoçikleta bëjnë përshëndetjen me tre gishta, një simbol i rezistencës dhe mbajnë parulla ku shkruhet 'Lironi Aung San Suu Kyi' gjatë një proteste kundër grushtit të shtetit në Naypyitaw, 7 shkurt, 2021. (EPA-EFE/MAUNG LONLAN)

18
Protestuesit mbajnë parulla gjatë një demonstrate kundër grushtit të shtetit ushtarak pranë pallatit mbretëror në Mandalay, 7 shkurt, 2021. (STR/AFP)

19
Demonstruesit protestojnë kundër grushtit të shtetit ushtarak dhe kërkojnë lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi, në Yangon, 6 shkurt, 2021. (REUTERS/Stringer)

20
Një protestues u dhuron buqeta me lule policëve gjatë një demonstrate kundër puçit ushtarak në Yangon, 6 shkurt, 2021. (STR/AFP)