Mijëra njerëz në të gjithë Mianmarin kanë dalë në rrugë në ditën e tretë të protestave masive kundër grusht shtetit ushtarak më 8 shkurt 2021. Ushtria e Mianmarit mori pushtetin dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe presidentit të Mianmarit Fito Myint, gjatë një aksioni në mëngjesin e 1 shkurtit.
Protesta masive në Mianmar kundër puçit
Mijëra njerëz në të gjithë Mianmarin kanë dalë në rrugë në ditën e tretë të protestave masive kundër grusht shtetit ushtarak më 8 shkurt 2021. Ushtria e Mianmarit mori pushtetin dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe presidentit të Mianmarit Fito Myint, gjatë një aksioni në mëngjesin e 1 shkurtit.

5
Protestues duke përshëndetur me tre gishta dhe duke mbajtur një foto me një shenjë X në fytyrën e komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mianmarit, gjeneralit Min Aung Hlaing. 8 shkurt, 2021. (AP)

6
Një protestues mban në dorë një foto të udhëheqëses së rrëzuar Aung San Suu Kyi ndërsa protestuesit mblidhen për të demonstruar kundër grushtit të shtetit ushtarak të 1 Shkurtit, Yangon, 8 Shkurt 2021. (Ye Aung Thu/AFP)

7
Një foto e bërë nga lart më 8 shkurt, 2021 në Yangon, tregon protestuesit që marrin pjesë në një demonstratë kundër puçit ushtarak. (STR/AFP)

8
Pjesëtarë të komunitetit LGBTQ valëvisin flamuj me ngjyra të ylberit, teksa marrin pjesë në një protestë kundër grushtit të shtetit. Yangon, Mianmar, 8 shkurt, 2021. (EPA-EFE/LYNN BO BO)