Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Maska murale: Koronavirusi frymëzon artistët

1
Artisti Pobel ka krijuar një pikturë murale të quajtur “Të dashuruarit”, në Bryne të Norvegjisë. Piktura tregon një çift të ri duke u puthur me maska. “Shpresoj se të dashuruarit mund të bëjnë një kontribut pozitiv dhe të përhapin gëzim te njerëzit. Shumë prej nesh janë në nevojë tani”, ka thënë Pobel në një postim në Instagram.

2
Një burrë italian me një maskë në fytyrën e tij kalon pranë një pikture murale në Milano, që portretizon po ashtu një person me maskë.

3
Një murale pranë monumentit të Koloseumit në Romë, e bërë nga artisti italian TV Boy. Vepra përshkruan një skenë nga filmi i famshëm Roman Holiday.

4
Një turiste në Barcelonë të Spanjës pozon para një pikture murale që tregon Mona Lizën me maskë.