Ndërlidhjet

Qyteti si galeri arti: Muralet që e hijeshojnë Ferizajn

Artistë vendës dhe ndërkombëtarë kanë transformuar muret e zbehta e të përhirta të Ferizajt, relikte të së kaluarës komuniste, në murale shumëngjyrëshe që sjellin histori, kujtime e ëndrra dhe, në të njëjtën kohë, tërheqin turizëm kulturor në qytetin e tretë më të madh të Kosovës.

"Mund të them që [Ferizaj] ka qenë më i zbehtë dhe më i zymtë. Muralet ia kanë dhënë ngjyrën dhe gjallërinë qytetit", shprehet Elza Beluli, drejtoreshë e festivalit ndërkombëtar, Mural Fest, i cili sivjet mbajti edicionin e tij të dhjetë.

Beluli thotë për Reuters se "turistët tashmë kanë arsye pse të vijnë e ta vizitojnë Ferizajn: është galeri urbane, galeri e hapur".

(Përgatiti: Trim Haliti)


XS
SM
MD
LG