Qindra milionë myslimanë në mbarë botën kanë nisur agjërimin në Muajin e Ramazanit, nën izolim dhe masa të tjera kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Disa shtete po ju bëjnë thirrje qytetarëve që të mos agjërojnë, në mënyrë që të jenë të shëndetshëm gjatë pandemisë së COVID-19.
Muaji i Ramazanit në kohën e pandemisë
Qindra milionë myslimanë në mbarë botën kanë nisur agjërimin në Muajin e Ramazanit, nën izolim dhe masa të tjera kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Disa shtete po ju bëjnë thirrje qytetarëve që të mos agjërojnë, në mënyrë që të jenë të shëndetshëm gjatë pandemisë së COVID-19.

13
Aeroporti i boshatisur në Bali të Indonezisë. Ky shtet, ka anuluar të gjitha fluturimet e pasagjerëve. Po ashtu, në Indonezi, që është shteti me më së shumti myslimanë në botë, qytetarët nuk mund të përdorin trenat që të udhëtojnë në shtëpitë e tyre në Muajin e Ramazanit, për shkak të përhapjes së koronavirusit.