Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Mikhail Gorbachev: Jeta në foto

13
Gorbachev dhe ish-ministri i Jashtëm sovjetik, Eduard Shevardnadze, duke biseduar me kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kohl, dhe ish-ministrin e Jashtëm, Hans-Dietrich Genscher, në korrin e 1990-s, për kushtet e ribashkimit të Gjermanisë.

14
Gorbachev duke përshëndetur kalimtarët gjatë një vizite zyrtare në Vilnius, Lituani, më 30 janar 1991.

15
Gorbachev duke votuar në Moskë më 17 mars 1991, në një referendum ku do të vendosej nëse Bashkimi Sovjetik do të mbetej shtet i unifikuar apo jo.

16
Presidenti amerikan, George H. W. Bush, dhe Gorbachev duke shkëmbyer stilolapsa në Moskë, më 31 korrik 1991, pas nënshkrimit të Traktatit historik për Reduktimin e Armëve Strategjike, i njohur si START, i cili asgjësoi një të tretën e arsenaleve bërthamore të superfuqive.