Përpjekjet e migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë
Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mban të pezulluar një ligj të Teksasit, të mbështetur nga republikanët, i cili do t'u mundësonte autoriteteve shtetërore t'i arrestonin dhe t'i ndiqnin penalisht personat e dyshuar për kalim ilegal të kufirit SHBA-Meksikë.

13
Maria, 27 vjeçe, një emigrante nga Kolumbia, mbahet nga Williami, 26 vjeç, nga Venezuela, teksa ata dhe të tjerët përballen me stuhi ere dhe pluhuri në përpjekje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, El Paso, Teksas.

14
Një pamje me dron tregon emigrantët në radhë që përballen me mot të ftohtë dhe me erë derisa presin të dorëzohen te zyrtarët e imigracionit pasi kanë kaluar kufirin, Teksas, SHBA, më 25 mars 2024.

15
Një tjetër pamje e migrantëve duke pritur për t'u dorëzuar tek autoritetet ndërsa përballen me mot të lig.

16
Një grup migrantësh kanë improvizuar tenda përgjatë murit kufitar në anën amerikane të Rio Grandes pasi një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mban të pezulluar një ligj të Teksasit, të mbështetur nga republikanët, i cili do t'u mundësonte autoriteteve shtetërore t'i arrestonin dhe t'i ndiqnin penalisht personat e dyshuar për kalim ilegal të kufirit SHBA-Meksikë.