Përpjekjet e migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë
Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mban të pezulluar një ligj të Teksasit, të mbështetur nga republikanët, i cili do t'u mundësonte autoriteteve shtetërore t'i arrestonin dhe t'i ndiqnin penalisht personat e dyshuar për kalim ilegal të kufirit SHBA-Meksikë.

5
Eliana, 22 vjeç, emigrante nga Venezuela, kontrollon telefonin e saj nga bregu i lumit Rio Grande pasi u nda nga vajza e saj gjashtëvjeçare, Ariana, në El Paso, Teksas, SHBA, 26 mars 2024.

6
Fëmijët emigrantë, në mesin e tyre edhe Vallolet, 4 vjeç nga Peruja, ulen rreth një zjarri pranë bregut të lumit Rio Grande derisa janë duke pritur me familjet e tyre për më shumë se dy ditë për t'u dorëzuar tek autoritetet e imigracionit më 23 mars.

7
Hendri, 26, një emigrant nga Venezuela, qëndron i mbështjellë me një batanije për t'u mbrojtur nga moti i ftohtë dhe i turbullt, ndërsa kërkon një pikë për t'u futur në SHBA, duke kaluar një gardh të ngritur me tela me gjemba përgjatë bregut të lumit Rio Grande në El Paso, Teksas, SHBA, 25 mars 2024.

8
Paola dhe Ramses, një çift migrantësh nga Venezuela, përqafohen për të qëndruar më ngrohtë mes motit të ftohtë që mban ndërsa janë në kërkim të një pike për t'u futur në Shtetet e Bashkuara, Teksas, SHBA, 26 mars 2024.