Në kërkim të një jete më të mirë: Emigrantët afganë punojnë në plantacione çaji në Turqi
Me kushtet e jetesës që sa vijnë e përkeqësohen nën regjimin taliban, emigrantët afganë vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre, në kërkim të një jete më të mirë kudo që mund ta gjejnë atë, qoftë edhe në një plantacion çaji në Turqi. (Përgatiti: Albina Kastrati)

5
Gjatë dekadës së parë të shekullit XXI, gjeorgjianët përbënin pjesën më të madhe të punëtorëve sezonalë në plantacionet e çajit në Turqi. Megjithatë, rënia e vlerës së lirës turke në vitet e fundit e ka bërë këtë punë sezonale më pak tërheqëse për gjeorgjianët.

6
Një afgan, i cili jeton në Turqi në tre vjetët e fundit, tha se megjithëse vjelja e gjetheve të çajit është e vështirë, ai fiton 1400-1500 lira (54 dollarë) në ditë. Kjo është e barasvlershme me mbi një të katërtën e të ardhurave mesatare mujore në Afganistan.

7
Turistëve vendas u shërbehet çaj gjatë vizitës së tyre në një plantacion çaji në Trabzon.
Mes krizës së kostos së jetesës, tkurrjes së rezervave valutore dhe me lirën që po arrin në nivelet rekorde më të ulëta, Ankaraja ka shtyrë dhjetëra mijëra afganë të kthehen në vendin e tyre që është në kufi me Iranin ose i ka deportuar drejtpërdrejt në Afganistan.

8
Pronari i plantacionit të çajit në Rize shfaq një pankartë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka qenë në detyrë tash e 20 vjet.
Si udhëheqësi më jetëgjatë i vendit, Erdogan përdori me sukses qëndrimin agresiv të opozitës kundër imigracionit për të fituar besimin edhe të votuesve të rinj, për një tjetër mandat në fillim të këtij viti.