Mijëra persona marshuan në disa qytete të Francës më 18 tetor, për të shfaqur solidaritetin e tyre dhe për të dënuar vrasjen e një mësuesi. Mësuesit të historisë, Samuel Paty iu pre koka më 16 tetor jashtë shkollës ku ai punonte në Conflans-Sainte-Honorine, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed para nxënësve të tij. Sulmuesi, një 18-vjeçar, me prejardhje çeçene, i lindur në Moskë, u vra nga policia.
Francezët nderojnë mësuesin e vrarë

13
Homazhe për Samuel Patyn bën edhe qytetarët e Bordosë.

14
“Unë jam mësuesi” është mbishkrimi që mban një person gjatë tubimit në Bordo.

15
Kryetarja e qytetit të Marsejit, Michele Rubirola përshëndet njerëzit të cilët u mblodhën në këtë qytet më 18 tetor, për të kujtuar mësuesin e vrarë, Samuel Paty.

16
“Mos ma prek mësuesin tim” është pankarta që disa persona mbajnë në Lyon të Francës.