Fotografitë e bëra para dhe gjatë pushtimit rus të Ukrainës, vënë në pah shkatërrimet që ka pësuar porti juglindor ukrainas i Mariupolit, i cili ishte një qytet industrial relativisht i begatë para luftës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Para
Pas
1
Stacioni kryesor i trenit në Mariupol, i fotografuar më 2013. / Stacioni hekurudhor i Mariupolit në prill të këtij viti. Stacioni ndodhet vetëm një kilometër larg fabrikës Azovstal, ku luftëtarët ukrainas po bëjnë rezistencë në bastionin e fundit kundër forcave ushtarake ruse në qytet.
Para
Pas
2
Teatri i Dramës Donjeck, në qendër të Mariupolit, fotografuar në maj të vitit 2021. / Teatri i Dramës në Mariupol në prill të këtij viti, pas një sulmi rus me raketa që shkatërroi ndërtesën historike dhe vrau shumë persona që ishin strehuar brenda.
Para
Pas
3
Një fotografi pa datë ku shihet një qendër tregtare në perëndim të Mariupolit. / Qendra tregtare në periferi të Mariupolit e fotografuar në prill të këtij viti, shihet e shkatërruar nga luftimet.
Para
Pas
4
Xhamia e Sulltan Sulejmanit në Mariupol dhe Qendra Kulturore Islame e fotografuar në vitin 2009. / Një ushtar rus kalon pranë Xhamisë së dëmtuar nga luftimet në prill të këtij viti .
Facebook Forum