Beteja për qytetin lindor të Ukrainës, Severodonjeck, mund të jetë vendimtare për fatin e Donbasit, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy, pasi forcat ruse përqendruan fuqinë e tyre të artilerisë në qendrën industriale të rëndësishme strategjike. Qyteti ka qenë në qendër të luftimeve për javë të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në vijën e parë të frontit në Severodonjeck

5
Një ushtar ukrainas duke shikuar objektivat në fushën e betejës në Severodonjeck.

6
Një ushtar ukrainas shikon një ekran të dronit që tregon pozicionet e trupave ruse gjatë luftimeve të ashpra në vijën e frontit në Severodonjeck. Është dëshmuar se dronët janë treguar veçanërisht të dobishëm për të dyja palët në luftën e tyre për kontrollin e qytetit strategjik.

7
Ushtarë ukrainas duke bërë një pushim të shkurtër në një moment qetësie nga luftimet e ashpra në vijën e frontit në Severodonjeck.

8
Mbetjet e makinave të djegura shihen përgjatë një rruge, gjatë luftimeve të ashpra në vijën e frontit në Severodonjeck. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, deklaroi se, "kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë. Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte. U jam mirënjohës të gjithë ata të cilët janë duke mbrojtur veten, në këtë drejtim. Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje pikërisht tani”.
Facebook Forum