Lot gëzimi teksa trupat ukrainase përparojnë drejt Hersonit
Imazhet befasuese nga avancimi i Ukrainës në jug tregojnë mospërmbajtjen nga emocionet teksa banorët mirëpresin kthimin e ushtarëve të tyre në qytetin Snihurivka, më 10 nëntor. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një grua duke qarë ndërsa uron një ushtar ukrainas.
Kjo dhe foto të tjera në këtë galeri tregojnë skenat në Snihurivka në mbrëmjen e 10 nëntorit, ndërsa forcat e ushtrisë ukrainase rimorën qytetin në rajonin jugor të Mikolajivit.

2
Një ushtar mban një flamur ukrainas të grisur ndërsa dielli po perëndon në qytetin e sapomarrë.
Snihurivka ishte pushtuar nga forcat ruse që nga marsi

3
Dëmet në qytetin e rimarrë së fundi.
Snihurivka shtrihet vetëm 55 kilometra në veri të Hersonit, qyteti port jugor që shihet si pika aktuale qendrore e luftimeve në Ukrainën jugore.

4
Një burrë qan ndërsa u thotë ushtarëve ukrainas: "Mos na lini më, ju lutem".
Këto foto janë marrë nga fotoreporteri veteran i konfliktit ukrainas, Andriy Dubchak, teksa shoqëronte forcat ukrainase që përparonin drejt Hersonit.

Facebook Forum