Skena historike të kryeqytetit ukrainas të fortifikuar me thasë rëre, pengesa anti-tank dhe vullnetarë të armatosur, derisa përparimi i forcave ushtarake ruse duket se ka ngecur në veri të Kievit.
Blindohet Kievi

5
Anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale luajnë shah me kokteje molotovi në vend të figurave në Kiev më 6 mars. Raportohet se 100,000 vullnetarë civilë janë regjistruar në Forcat e Mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

6
Një ushtarak ukrainas afër një bunkeri në një pyll në periferi të Kievit më 6 mars.

7
Një ushtar ukrainas i armatosur rëndë më 5 mars në Irpin, në periferi të Kievit. Irpini u godit nga sulmet ajrore ruse dhe i është ndërprerë energjia elektrike, uji dhe ngrohja për tri ditë.

8
Pengesa me tela armature të përdredhur e të mprehtë dhe gomave shihen përgjatë një rruge në një pikë kontrolli në Kiev më 6 mars.