Rezistenca e ukrainasve për "Kështjellën e Bahmutit"
Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)

1
Ushtarët ukrainas duke gjuajtur me një obus vetëlëvizës drejt pozicioneve ruse afër Bahmutit, rajoni i Donjeckut, më 5 mars.
Qyteti i rrënuar në Ukrainën lindore, të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur "kështjella jonë", vazhdon të rrethohet nga forcat ruse.
Qyteti i rrënuar në Ukrainën lindore, të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur "kështjella jonë", vazhdon të rrethohet nga forcat ruse.

2
Reagimi i një ushtari ukrainas, pasi hap zjarr nga një obus vetëlëvizës drejt pozocioneve ruse.
Lufta për qytetin, e njohur si "Bluesi i mishit në Bahmut", e cila filloi gjatë verës, deri tani ka lënë pas pamje të tmerrshme të vdekjes dhe të shkatërrimit.
Lufta për qytetin, e njohur si "Bluesi i mishit në Bahmut", e cila filloi gjatë verës, deri tani ka lënë pas pamje të tmerrshme të vdekjes dhe të shkatërrimit.

3
Bahmuti, i cili shtrihet midis dy kryqëzimeve të rëndësishme dhe para luftës kishte një popullsi prej rreth 70.000 banorësh, tashmë është shkatërruar pothuajse tërësisht gjatë luftës së ashpër me forcat ruse.

4
Ushtarët ukrainas, të cilët u caktuan për mbrojtjen e qytetit, janë duke banuar në llogore të përmbytura me baltë.