Forcat ruse kanë avancuar drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, teksa lufta ka hyrë në ditën e tretë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se Kievi po goditet me artileri dhe raketa, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi është zotuar se do ta mbrojnë vendin.
Kievi cak i granatimeve ruse

1
Ushtarët ukrainas shihen pranë një kompleksi banesor në Kiev, të dëmtuar nga granatimet.

2
Zjarrfikësit, ekipet e ndihmës së parë dhe ushtarët dalin në vendin e ngjarjes, pasi një makinë është dëmtuar gjatë luftimeve me trupat ruse në Kiev më 26 shkurt.

3
Ushtarët ukrainas pushojnë pasi kanë luftuar gjatë gjithë natës me forcat ruse në Kiev të Ukrainës.

4
Pjesëtarët e ndihmës së parë shihen duke u fshehur pasi bien sirenat për sulme ajrore në një zonë të banuar në Kiev më 26 shkurt.