Materniteti i Pokrovskit në Donbas është materniteti i fundit në rajon i kontrolluar nga ukrainasit, që gjendet 40 kilometra larg vijës së frontit. Një fotoreporter i Reuters-it fotografoi fytyrat e shqetësuara të nënave të reja që kanë lindur ose që do të lindnin. Krahas shqetësimeve normale të çdo nëne shtatzënë, këto gra kanë frikë se spitali do të sulmohet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ditë plot ankth në maternitetin e fundit të kontrolluar nga Ukraina në Donbas

5
Maryna Tupata, 26 vjeçe, qëndron pranë foshnjës së saj 6-ditëshe Sofia.
“Nuk kisha asnjë shans ta shijoja shtatzëninë”, tregon Tupata. “Aq sa do të kisha dashur të shëtisja dhe ta shijoja, u përpoqëm të ishim gjatë gjithë kohës në shtëpi, e të mos shkonim askund”.
“Nuk kisha asnjë shans ta shijoja shtatzëninë”, tregon Tupata. “Aq sa do të kisha dashur të shëtisja dhe ta shijoja, u përpoqëm të ishim gjatë gjithë kohës në shtëpi, e të mos shkonim askund”.

6
Sipas guvernatorit rajonal, objekti në Pokrovski tani i shërben popullsisë së mbetur të pjesës së kontrolluar nga ukrainasit në rajonin e Donjeckut, që numëron rreth 340,000 banorë.

7
Olena Derdel, 33 vjeçe, duke kontrolluar vajzën e saj të sapolindur, Vanhelia.

8
Iryna Salamatina, 36 vjeçe, përqafon të birin, Anton.
Facebook Forum