Ndërlidhjet

I jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut

Liderë nga më shumë se 150 vende të botës dhe qindra mijëra njerëz morën pjesë në varrimin shtetëror të Papa Françeskut në Vatikan të shtunën.

Papa vdiq më 21 prill – në moshën 88-vjeçare – pas një sulmi në tru.

Papa Françesku "preku mendjet dhe zemrat" e njerëzve dhe dëshironte të "ndërtonte ura, jo mure", tha kardinali Giovanni Battista Re, i cili udhëhoqi shërbesën e varrimit të tij.

Udhëheqës dhe personalitete të larta – përfshirë Donald Trumpin dhe liderët e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kuri – iu bashkuan rreth 400.000 njerëzve që mbushën rrugët e Romës dhe u mblodhën në vetë sheshin e Shën Pjetrit.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG