Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Kuvendi i Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Kuvendi s'i voton Haxhiun e Gërvallën për kryeparlamentare

• Më 20 gusht, Kuvendi i Kosovës votoi për dy kandidate për kryeparlamentare, por as Albulena Haxhiu, e as Donika Gërvalla nuk morën 61 votat e nevojshme.

• Vazhdimi i seancës konstituive u mbajt pasi Gjykata Kushtetuese urdhëroi deputetët që brenda 30-ditësh – duke nisur nga 18 gushti – të themelojnë organin ligjvënës.

• Votimi për kryeparlamentarin u bë në mënyrë të hapur dhe, sipas vendimit, një kandidat mund të hidhet në votim vetëm deri tri herë.

12:43 20.8.2025

Limaj: LVV-ja e ka për obligim të krijojë shumicën parlamentare

Fatmir Limaj. 20 gusht, 2025.
Fatmir Limaj. 20 gusht, 2025.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se i takon LVV-së që të punojë për të bërë shumicën për krijimin e institucioneve të reja

“Partia e parë që e ka të drejtën e propozimit, siç e thotë aktgjykimi, e ka obligim që të punojë fort për të ndërtuar një shumicë qeverisëse parlamentare, e cila do t’i jepte vendit institucione. Presim që këto veprime, këto hapa t’i bëjë partia që e ka të drejtën e propozimit”, tha Limaj.

Limaj shtoi se nuk është takuar me kreun e LVV-së, Albin Kurti, për të diskutuar për një marrëveshje politike që do të mundësonte zhbllokimin e Kuvendit.

Por, ai tha se mbesin në propozimin paraprak të dhënë LVV-së, duke shtuar se derisa nuk ka një marrëveshje politike, ai dhe dy deputete të tjera nga Nisma Socialdemokrate do të abstenojnë.


12:51 20.8.2025

Çfarë ndodhi sot në Kuvend?

Të dashur lexues,

Në fund të këtij raportimi të drejtpërdrejtë po ju lëmë me një përmbledhje të asaj se çfarë ndodhi gjatë vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës:

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e vazhduan sot seancën për konstituimin e Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses, votimi për kryeparlamentar do të jetë i hapur.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy emra të ndryshëm për kryeparlamentar, por rezultati në të dy rastet ishin njëjtë: nuk u arritën 61 votat e nevojshme.

S'ka votë për Haxhiun e Gërvallën, partitë me kundërakuza për bllokimin e Kuvendit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:08 0:00

Fillimisht, Glauk Konjufca doli në foltore dhe njoftoi se partia e tij, fituese e zgjedhjeve të shkurtit, propozonte Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Në votimin e hapur, Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë, dështoi të merrte timonin e organit ligjvënës pasi mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime. Ajo s’kishte marrë 61 votat as në seancat paraprake konstituive.

Më pas, Konjufca sërish doli në foltore dhe propozoi Donika Gërvallën, që shkaktoi të qeshura të deputetëve që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

“Mos qeshni, por votojeni”, tha Konjufca.

As ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nuk arriti të merrte shumicën. Ndonëse Dehari tha se për të kishin votuar 57 deputetë, 56 ishin kundër dhe 3 abstenime, në pamjet e transmetuara shihet që deputetja Shqipe Selimi e LVV-së nuk voton fare.

Pas seancës, LVV-ja akuzoi partitë që mandatin e kaluar në opozitë, se me këtë dëshmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të LVV-së që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit.

LDK-ja tha LVV-ja e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës, fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të japë votë për pa u arritur një marrëveshje politike.

Vazhdimi i seancës u caktua për të premten, më 22 gusht.

Faleminderit që na ndoqët!

XS
SM
MD
LG