Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlametare
Albulena Haxhiu ka dështuar që të zgjidhet kryeparlamentare, pas votimit të hapur të mbajtur në seancën konstituive.
Për të votuan 57 vota për, 56 ishin kundër dhe 3 abstenim.
LVV-ja propozon Haxhiun për kryeparlamentare
Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares.
Votimi po mbahet i hapur.
Nis vazhdimi i seancës konstituive
Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive. Të pranishëm në sallë janë 119 deputetë.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga LVV-ja të propozojë kandidatin për kryeparlamentar, votimi për të cilin do të mbahet në formë të hapur.
Limaj: Nuk votojmë kandidatin e LVV-së pa marrëveshje politike
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia e tij nuk do ta votojë kandidatin e LVV-së për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike që garanton formimin e institucioneve të Kosovës.
Ai i bëri këto komente para nisjes së seancës së Kuvendit. Duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Limaj theksoi se i takon LVV-së të ndërmarrë veprime që garantojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.