Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

As përpjekja e 12-të s’e zhbllokon ngërçin në Kuvend

Deputetët dështuan edhe në përpjekjen e 12-të për ta konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate meritore.

Seanca dështoi për herë të 12-të sepse nuk u votua një komision për votim të fshehtë për kryeparlamentar.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

10:26 7.5.2025

Përfaqësues të pakicave kritikojnë LDK-në për përjashtim nga ftesa për qeveri trancizionale

Elbert Krasniqi, nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), e kritikoi ftesën e kryetarit te Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, që partitë politike shqiptare të bëhen bashkë për një qeveri tranzicionale.

“Kjo qasje përjashtuese nuk është në frymën e Republikës së Kosovës, në frymën multietnike të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi, përkrah Emilija Rexhepit, nga Partia e Re Demokratike, dhe Nenad Rashiqit, nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Në konferencën e mbajtur dje, Abdixhiku bëri ftesë që partitë politike shqiptare të bëjnë një qeveri tranzicionale, pa përmendur minoritetet. Por, në letrën e tij të dërguar Albin Kurti të LVV-së, ai i përmend edhe pakicat, të cilat propozon të marrin pjesë gjithashtu "sipas dispozitave kushtetuese".

10:33 7.5.2025

Nis seanca

Deputetët zënë vendet e tyre dhe seanca ka filluar.

113 deputetë janë të pranishëm në sallë.

Por, nuk është e qartë nëse ata kanë gjetur pajtueshmëri për ta konstituuar Kuvendin, as tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

10:37 7.5.2025

Ndërpritet seanca, për të vazhduar më 9 maj

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën për herë të 12-të të mërkurën, dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë pas dy ditëve.

Seanca dështoi përsëri pasi propozimi i kryesuesit, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk mori vota të mjaftueshme për të formuar një komision për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

Avni Dehari
Avni Dehari
10:44 7.5.2025

Krasniqi: Jam i gatshëm të komunikoj me të gjithë

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se ai është i gatshëm të komunikojë “me të gjithë” për të gjetur një zgjidhje, si përgjigje në pyetjet për propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që partitë politike shqiptare të bashkëpunojnë për qeveri tranzicioni.

Megjithatë, ai tha se qëndrimin zyrtar të partisë do të mund ta japë vetëm pasi të mbahet sot, në orën 15:00, një takim i kryesisë së PDK-së.

Ai shtoi se zgjidhja e vetme për zhbllokimin e procesit të konsituimit të Kuvendit të Kosovës është ndërrimi i kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiut, për postin e kryeparlamentares.

“Kandidatja ka dështuar dhe do të dështojë sa herë që vjen [si propozim] në Kuvend”, tha Krasniqi.

Memli Krasniqi i PDK-së.
Memli Krasniqi i PDK-së.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG