Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Mesha e Krishtlindjes nëpër botë

9
Besimtarët luten gjatë festimeve të Ditës së Krishtlindjes në një kishë në Amritsar në Indi. 25 dhjetor 2022.

10
Mesha në Kishën Ortodokse Siriane të Virgjëreshës Mari në qytetin me shumicë kurde Qamishli në provincën verilindore të Sirisë, Hasakah. 25 dhjetor 2022.

11
Patriarku në detyrë i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, drejton meshën e mesnatës së Krishtlindjes në Kishën e Shën Katerinës, në Kishën e lindjes së Krishtit në Betlehem, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. 25 dhjetor 2022.

12
Rojet zvicerane marshojnë në radhë përpara se Papa Françesku të japë bekimin e tij të Krishtlindjeve "Urbi et Orbi" në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. 25 dhjetor 2022.