Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Mesha e Krishtlindjes nëpër botë

1
Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. 24 dhjetor 2022.

2
Një vajzë e vogël merr pjesë në meshën e shenjtë të Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. 24 dhjetor 2022.

3
Peshkopi francez i Chartres, Imzot Philippe Christory, (djathtas) dhe rektori francez i katedrales, Emmanuel Blondeau, (majtas) kremtojnë meshën e mesnatës së Krishtlindjes në Katedralen e Zojës Chartres në Chartres, në jugperëndim të Parisit. 25 dhjetor 2022.

4
Besimtaret këndojnë gjatë meshës së mëngjesit të Krishtlindjes në Kishën Ortodokse Siriane të Virgjëreshës Mari në qytetin me shumicë kurde, Qamishli, në provincën verilindore Hasakeh të Sirisë. 25 dhjetor 2022