Njerëzit që po protestojnë në rrugët e Bjellorusisë dhe në vende të tjera të botës, kundër zgjedhjeve presidenciale, të cilat thonë se u manipuluan, nuk po përdorin vetëm zërat e tyre për të shprehur zemërimin ndaj qeverisë. Por, ata po përdorin edhe forma kreative gjatë protestave, ku disa kanë bërë tatuazhe antiqeveritare. Madje protestuesit, kanë krijuar edhe formën e zemrës gjatë një proteste në Pragë.
Protestuesit bëhen kreativë gjatë protestave antiqeveritare në Bjellorusi

1
Protestuesit shpesh e kanë krahasuar presidentin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka me kacabu, falë vlogerit Syarhey Tsikhanouski, i cili u ka bërë thirrje bjellorusëve që ta “shtypin” Lukashenkan me papuçet e tyre. Tsikhanouski ka tentuar që të garojë në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, por nuk mundi pasi u arrestua në muajin qershor në Minsk dhe ende vazhdon të jetë në paraburgim. Por, gruaja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya garoi në vend të tij. Ajo pas zgjedhjeve iku për në Lituani, pasi tha se rezultatet zgjedhore u manipuluan.

2
Protestuesi në anën e djathtë mban një pano ku shkruan: “Nuk jam kriminel, jam i punësuar”. Ky mbishkrim është referencë për fjalimin e Lukashenkas që e mbajti më 12 gusht, ku tha se “bërthama e të gjithë atyre, të ashtuquajturve protestues, janë njerëz me të kaluar kriminale dhe aktualisht të papunë. Ata nuk kanë punë, prandaj bredhin nëpër rrugë dhe sheshe”.

3
Më 16 gusht, bjellorusët që jetojnë në Republikën Çeke – së bashku me mbështetësit e tyre – me trupat e tyre formuan “zemrën” gjatë një tubimi në Pragë. Përmes këtij tubimi, u shpreh solidariteti dhe mbështetja për protestuesit antiqeveritarë në Bjellorusi.

4
Dy performues në Minsk të Bjellorusisë, të veshur me ngjyrat e flamurit bjellorus, marrin pjesë në protestat antiqeveritare më 16 gusht.
Facebook Forum