Vapa në Kosovë: Dikush në ujë e dikush në fushë
- Reuters
Në Kosovë po vazhdojnë temperaturat e larta që nga java e kaluar. Derisa disa gjejnë freskinë nën hije apo duke u larë në lumenj, të tjerëve u duhet të punojnë pavarësisht vapës përvëluese. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 13 deri më 20 korrik, për shkak të temperaturave të larta me të cilat po përballet vendi.

10
Vjelja e specave në arat e Bishtazhinit në komunën e Gjakovës.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në të gjithë territorin e Kosovës.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në të gjithë territorin e Kosovës.

11
Fermerë të veshur me rroba të gjata e kapela me pëlhura për t'u mbrojtur nga dielli derisa vjelin kulturat e tyre bujqësore në një arë.

12
Një burrë hidhet në një lumë të cekët për t'u freskuar ndërsa temperaturat kanë arritur 38 gradë.