Fushata e vonshme e korrje-shirjes së grurit
Fushata e korrje-shirjes në Kosovë sivjet ka nisur më 15 korrik, rreth dy javë më vonë se zakonisht. Pranvera e ftohtë ka ulur pritjet për rendimente të bollshme gruri. Pos kësaj, gruri i korrur sivjet nuk e ka cilësinë e duhur për prodhimin e miellit, thonë nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës.

9
Në rendiment të ulët të grurit fermerët thonë se mund të ketë ndikuar edhe mostrajtimi i duhur i kësaj kulture bujqësore.

10
Një autokombajnë duke korrur grurë në një arë në komunën e Podujevës.

11
Ndër faktorët që i kanë bërë dëm bimës së grurit përmenden edhe sëmundjet e ndryshme që kanë marrë hov në kushte lagështie.

12
Një tjetër pamje gjatë procesit të korrje-shirjeve në fshatin Herticë, komuna e Podujevës.