Kim Jong Un dhe vajza ndjekin paradën ushtarake
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe vajza e tij e vogël dolën në qendër të skenës në paradën ushtarake. Kjo nxiti spekulimet se ajo po përgatitet si udhëheqëse e ardhshme e vendit të izoluar, ndërsa në paradë u prezantuan raketat më të fundit bërthamore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Kim Jong Un duke përshëndetur turmën gjatë paradës ushtarake.
10
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, gruaja e tij Ri Sol Ju, dhe vajza e tyre, Kim Ju Ae, u pritën me ceremoni ushtarake.
11
Kim duke përshëndetur turmën që ishte mbledhur për të parë paradën ushtarake. Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve zyrtare e Koresë së Veriut tha se të gjithë ushtarët dhe spektatorët në shesh u ngritën duke brohoritur emrin e sundimtarit të tyre.
12
Parada ishte dalja për herë të pestë [e njohur] publike e vajzës së vogël të liderit verikorean, Kim Ju Ae, e cila besohet të jetë rreth 10 vjeç.