Kim Jong Un dhe vajza ndjekin paradën ushtarake
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe vajza e tij e vogël dolën në qendër të skenës në paradën ushtarake. Kjo nxiti spekulimet se ajo po përgatitet si udhëheqëse e ardhshme e vendit të izoluar, ndërsa në paradë u prezantuan raketat më të fundit bërthamore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Të veshur me pallto të zeza, Kim dhe e bija ndjekin paradën ushtarake nga një ballkon.
2
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shikon parakalimin e ushtrisë dhe prezantimin e raketave gjatë paradës ushtarake për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të ushtrisë së Koresë së Veriut, në sheshin Kim Il Sung në Pyongyang, Koreja e Veriut, shkurt 2023.
3
Kim Jong Un duke përshëndetur turmën gjatë paradës ushtarake.
4
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, gruaja e tij Ri Sol Ju, dhe vajza e tyre, Kim Ju Ae.