Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
09:38 3.3.2022

Ukraina: 34 civilë të vrarë në rajonin e Harkivit

Sulmet e Rusisë në popullatën civile vranë 34 civilë në rajonin lindor të Ukrainës, në Harkiv në mes të datave 2 dhe 3 mars.

Kështu thanë shërbimet e emergjencës të enjten, më 3 mars.

Përveç kësaj, lideri i rajonit lindor të Donjeckut tha se qyteti port i Mariupolit, një nga objektivat e para të pushtimit rus, ka mbetur pa furnizim me ujë dhe energji elektrike.

10:24 3.3.2022

Franca u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Franca u bëri thirrje qytetarëve të saj të enjten që të largohen nga Rusia nëse prania e tyre atje "nuk është thelbësore", pas pushtimit të Ukrainës nga Moska dhe mbylljes së hapësirës ajrore midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

“Në kontekstin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare, ne duhet të rrisim vigjilencën tonë”, shkroi Ministria e Jashtme në faqen e saj të internetit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

10:43 3.3.2022

Kina: Më shumë se 3,000 qytetarë kinezë janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 3,000 shtetas kinezë në Ukrainë janë zhvendosur në mënyrë të sigurt në vendet fqinje, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në një konferencë për media të enjten.

Ndryshe nga shumë vende, Kina nuk u tha afërsisht 6,000 qytetarëve të saj në Ukrainë që të largoheshin para nisjes së sulmit rus në Ukrainë, më 24 shkurt.

Më vonë, shumë qytetarë kinezë u evakuuan në rrugë tokësore.

10:46 3.3.2022

Kuvendi i Kosovës solidarizohet me Ukrainën

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës

Salla e Kuvendit të Kosovës, të enjten, u mbush me pankarta, në të cilat shkruan "Qëndrojmë me Ukrainën".

Në mbledhjen e Kuvendit të enjten u votua edhe një rezolutë në mbështetje të Ukrainës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG