Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fushata elektorale e dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump, intensifikohet me tubime gjithandej vendit. Suvenire të ndryshme nga kjo garë ndërmjet dy kandidatëve mund t'i shikoni të përmbledhura në këtë fotogaleri.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi) 
Koleksione nga fushata zgjedhore në SHBA
- Reuters
 
1
Një person duke shitur zinxhirë me figurën e kandidatit republikan për president dhe ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, gjatë një aktiviteti elektoral në Nevada, SHBA, 24 tetor 2024.
2
Një person mban një distinktiv në mbështetje të kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris, në Georgia, SHBA, 14 tetor 2024.
3
Një grumbull kapelash që tregojnë mbështetje për kandidatin republikan për president, Donald Trump, në Georgia.
4
Butona në mbështetje të kandidates demokrate, Kamala Harris, në Miçigen, SHBA.